Dinamo ka nisur një projekt serioz për të përjetuar sërish në ato nivele të larta që ka njohur përgjatë historisë së vetë të lavdishme. Blutë duan të tregojë forcën e tyre që në sezonin e parë të rikthimit në elitë, duke qenë aktiv në këtë merkato.
Nëndetësja e kryeqytetit bën goditjen e madhe këtë verë, teksa ka siguruar firmën me Enis Gavazajn. Ish-lojtari i Kukësit vjen sërish në kampionatin shqiptar, pas një eksperience të provuar në Kosovë. Futbollisti shqiptar është prezantuar ditën e sotme nga klubi i Dinamos, që do të ketë kështu një tjetër element me vlera në repartin e sulmit./Halit Delibashi-Sport Ekspres/