Dilema për stolin e Partizanit si dhe për të ardhmen e Ilir Dajës tashmë kanë marrë fund. Trajneri kryeqytetas ka arritur marrëveshjen me “demat e kuq” dhe nga sezoni i ardhshëm do të ulet në krye të pankinës së tyre. Prezantimi do të kryhet ditën e nesërme.
Në ambientet e “Air Albania”, në orën 11:00 Partizani do të prezantojë për mediat një nga trajnerët më të suksesshëm në kampionatin shqiptar. Duke ditur eksperiencën e Dajës dhe aftësitë e tij drejtuese, klubi dhe tifozët e “kuq” mund të nisin të shpresojnë për një sezon pozitiv, duke harruar këtë që lamë pas./Halit Delibashi-Sport Ekspres/