Zyrtare/ Ardit Deliu prezantohet në klubin e ri, nis menjëherë kampionatin dhe do të ndeshet me ekipin shqiptar në Europë

Ardit Deliu është lojtari më i ri Liepajas. Futbollisti shqipar u largua pas katër sezoneve nga Laçi për të vazhduar karrierën e tij në Letoni. Për 24-vjeçarin pushimet kanë mbaruar, teksa klubi i ri nis nesër gjysmën e dytë të sezonit. Liepaja do marrë pjesë gjithashtu në turin e parë kualifikues në Ligën e Konferencës, ku përball do të ketë klubin shqiptar të Gjilanit.

Ndërkohë transferimin e Deliut e bën të ditur vetë skuadra letoneze përmes një postimi në faqen zyrtare në “Instagram”. “Zyrtare, Ardit Deliu në FK Liep?ja! Mesfushori nga Shqipëria, i cili sezonin e kaluar ka qenë te KF Laçi. Gëzohemi që ju shohim në Liepaja Ardit”, shkruan klubi nga Letonia bashkangjitur videos së prezantimit, ku Deliu shihet duke bërë xhonglime me topin në stadiumin që do të jetë shtëpia e tij e re./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Futbola Klubs Liep?ja (@fkliepaja)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *