ZYRTARE/ Anullohet një miqësore për një vëllazërore, FSHF jep njoftim për Shqipëri-Kosovë

Kombëtarja shqiptare e futbollit do të zhvillojë një vëllazërore me Kosovën më 11 nëntor 2020, datë ku më herët ishte njoftuar një sfidë miqësore me Gjibraltarin.

Zyra e shtypit në FSHF bën me dije se miqësorja me Gjibraltarin është anuluar për shkak të masave kufizuese në kuadër të pandemisë COVID-19, që vështirësojnë udhëtimet e skuadrave.

Pas takimit me Kosovën në muajin nëntor përfaqësuesja kuqezi do të zhvillojë edhe dy ndeshje zyrtare të vlefshme për UEFA Nations League, ndaj Kazakistanit më 15 nëntor dhe ndaj Bjellorusisë më 18 nëntor, që të dyja në shtëpi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *