Andrea Pirlo i ka dhënë fund pushimeve dhe është kthyer në rolin e trajnerit. Pas largimit nga Juventusi një vit më parë, ish-mesfushori italian ka firmosur me skuadrën e re. Megjithëse është përfolur shpesh në Serie A, Pirlo bën befasinë e madhe dhe zgjedh në mënyrë të papritur Turqinë.
Italiani ka marrë drejtimin e klubit të Fatih Karagumrukut. Lajmi është konfirmuar nga të dyja palët, si nga skuadra turke, ashtu edhe nga vetë Pirlo. Fatih Karagumruk është një prej ekipeve të Stambolli që garon në Superligën e Turqisë./Halit Delibashi-Sport Ekspres/