Zvicra e bëri shembull për lojtarët shqiptarë për 1 minutë, tani e merr Tarashajn si ushtar

Nëse ka një shembull të “projektit” që ka Zvicra me lojtarët shqiptar, padyshim që Shani Tarashaj është rasti më i mirë. Vetëm 1 minutë ka luajtur ky futbollist me helvetët, në një takim zyrtar dhe bëhet fjalë për ndeshjen ndaj Rumanisë në Europian.

Kjo mund të duket shumë pak për vetë lojtarin, por ishte mjaftueshëm sa për t’i djegur mundësinë Tarashajt për të shkuar në një tjetër Kombëtare. Që nga ajo kohë, sulmuesi që supozohet të ishte një nga talentet më të mëdha, përjeton vetëm huazime, pavarësisht se kartonin e tij e ka Evertoni. Tashmë është Zvicra që e ka thirrur sërish, por këtë herë jo për ta marrë në Kombëtarja, por siç raportohet në mediat e Kosovës për të bërë shërbimin e ushtarak. /Sport Ekspres/

 

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online