Trajneri i Real Madridit, Zinedin Zidan, nuk e humbi toruan as kur Juventusi shënoi golin e tretë në Bernabeu, por duartrokiti për t’i dhënë zemër skuadrës dhe kampionët e Europës gjetën golin e kualifikimit në shtesë.
Pas ndeshjes, duke folur për beIN, francezi komentoi: “Jam i kënaqur, e meritonim ne kualifikimin, në harkun e 180 minutave. Patëm shumë raste, ishte e vështirë, por ky është futbolli. Luajtëm një ndeshje të madhe në Itali dhe sot gjithçka u kthye përmbys”.
Ndeshja – “Patëm raste, por topi nuk donte të hynte. Në fund vuajtëm shumë, në pushimin e ndeshjes u deshën shumë rregullime në skuadër”.
Ndryshimet në pushim – “Lukas dhe Asensio na dhanë më shumë energji. Nuk është faji i Bejlit, as i Kasemiros, thjesht na duhej pak më shumë qetësi”.
Penalltia – “Nuk e pashë, më thanë që ishte penallti e qartë”.
Ronaldo te pika e bardhë: “Ai nuk gabon kurrë, isha i qetë”.