Zhorzhinjo drejt Sitit për 50 mln euro, por lojtari mohon

Në Angli janë të sigurt: mesfushori i Napolit, Zhorzhinjo, do të jetë goditja e Sitit këtë verë, teksa Guardiola ka mbetur i mahnitur. Gati 50 mln euro për të bindur presidentin De Laurentis, i cili në këtë moment ka shumë çështje pezull, duke parë se edhe lojtarë të tjerë kanë oferta dhe kapiteni Marek Hamshik ka kërkuar largimin.

Gjithsesi, nga grumbullimi i Italisë, vetë mesfushori italo-brazilian ka thënë të tjera gjëra, praktikisht se do të donte të stërvitej nga Ançeloti: “Ishte një surprizë për të gjitha zgjedhja e Ançelotit, një goditje e madhe. i jemi mirënjohës Sarrit për atë që ka bërë gjatë gjithë këtyre viteve dhe tani trajneri i ri duhet të përpiqet që të përmirësohet ende. Kam dëgjuar vetëm gjëra të mëdha për të dhe është normale që dëshira është të më stërvisë. A më ka telefonuar? Jo, ende nuk kemi folur”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *