Zhgënjeu tërësisht me Kosovën, trajneri në Gjermani flet për Milot Rashicën dhe tregon “kurimin”

Kosova nuk e nisi aspak mirë aventurën e kualifikueseve të Botërorit të Katarit. Humbja 0-3 ndaj Suedisë dhe 3-1 Spanjës i ka vendosur dardanët në vendin e fundit në grup me 0 pikë. Një prej lojtarëve më të dobët të përfaqësueses së Kosovës ishte dhe Milot Rashica, i cili nuk po arrin të gjejë formën as tek Ëerder Bremen në Gjermani. Asnjë gol i realizuar dhe vetëm një asist i dhënë kundër Lituanisë. Shumë pak kjo për Rashicën te Kosova kur të gjithë presin diferencën prej tij.

Megjithatë për trajnerin e Ëerder Bremen, Florian Kohgeldt, Miloti vazhdon të mbetet një nga lojtarët më të rëndësishëm. Sipas tij nëse 24 vjeçari nga Vushtria arrin te shënojë një gol, mund të rikthejë besimin tek vetja.

“Unë dua që ai vetëm të shënojë një  gol. Do të zgjonte një optimizëm tek ai dhe do të paraqitej shumë mirë. Besimi im tek vazhdon të mbetet njësoj. Ai gjithmonë ka qenë i përgatitur për aksione vendimtare si në Bielefeld apo kundër Frankfurtit” – ka thënë tekniku gjerman Kohfeld. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *