Zhbllokohet në Korçë, vjen autogoli që bën stadiumin të shpërthejë

Pas dy ndeshjeve të luajtura më herët, tashmë sytë janë në Korçë e Durrës, ku luhen dy ndeshje shumë të rëndësishme. Skënderbeu pret Partizanin dhe është një ndeshje e madhe, shumë e rëndësishme në çdo drejtim. Për këtë arsye, Partizani ka shlyer edhe dënimin e trajnerit Starova, për ta pasur në stol që sot. Ndërkaq, Skënderbeu është pa Jashanicën, Lilajn dhe Muzakën.

Ndërkaq, Flamurtari viziton Teutën dhe nëse fiton, do të largohej sërish nga Kukësi ndjekës, duke shpresuar që të gabojë Skënderbeu.

PA GOLA PJESET E PARA – Futboll i bukur në Korçë, por asnjë gol. Dy raste, nga një për secilën palë, por Xhejms Adeniji në mesin e pjesës së parë humbi rastin më të pabesueshëm, duke gjuajtur jashtë pak metra larg vijës fatale.

Jo dhe aq e bukur ndeshja në Durrës, ku nuk u regjistrua asnjë rast i pastër në pjesën e parë dhe Flamurtari nuk doli në lojën e vet, ndaj një Teute mjaft të kujdesshme në lojën e vet.

AUTOGOL NË KORÇË –  Një javë më parë i shënoi Kukësit, sot Gojkoviç gjen sërish golin, por këtë radhë në portën e vet. Shumë i pafat qendërmbrojtësi, që çon në portë  në top të gjatë nga mesfushë korçare.

Kategoria Superiore

SKËNDERBEU – PARTIZANI      1-0

Shënues: Gojkoviç 63′ aut.

Skënderbeu: Shehi, Vangjeli, Aliti, Radas, Mici, Dita, Nimaga (Muzaka 58′), Gavazaj, Osmani (Vila 68′), Xhejms Adeniji, Soue

Partizani: Hoxha, Kotobelli, Gojkoviç, Belica, Ibrahimi, Malasi (Abdurahimi 68′), Trashi, Batha, Asani, Progni (Lukas 71′), Bardhi.

Kartonë të verdhë: Mici 50′ / Progni 45′

Gjyqtar: Andi Koçi

TEUTA – FLAMURTARI      0-0

Teuta: Moçka, Shkalla, Bilali, Gjorgievski, Beqja, Mustafi (Dediç 20′), Hila, Lajthi (D. Bilali 86′), Hakaj, Çyrbja, Latif.

Flamurtari: Nurkoviç, Musta, Veliu, Pollozhani, Siljanovski, Useini, Sidibe, Zuka, Nedeljkoviç (Hoxhaj 60′), Danilo Alvesh, Bushiç

Kartonë të verdhë: Shkalla 52′, Hila 70’/ Danilo Alvesh 27′, Nedeljkoviç 50′

Gjyqtar: Emirion Sino

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *