Zgjidhje e re për Rejën që vjen nga “La Liga”, Balliu ka shkëlqyer në të dy ndeshjet në Spanjë

Një alternativë dhe zgjidhje shumë e mirë për krahët e mbrojtjes vjen për Rejën nga Spanja. Bëhet fjalë për Ivan Balliun që ka shkëlqyer në dy takimet e para me Rayo Vallecano. Mbrojtësi 30-vjeçar ka dalë nga shkolla katalanase e futbollit, ndërsa po arrin që të lërë gjurmë në këtë sezon të ri n La Liga.

Megjithëse Vallecano i ka humbur të dy takimet me Sevilla dhe Sociedad, Balliu ka pasur notë pozitive. Futbollisti vlerësohet jo vetëm për faktin që ndihmon së tepërmi në mbrojtje duke i thyer aksionet kundërshtarit, por nga ana tjetër edhe për ndihmën e madhe në sulm dhe mënyrën si lëviz me topin. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *