Shqiptari ka kaluar Mirabelin dhe Marotën në sondazhin e TMË, teksa i ftuar te “Domenica Sportiva” flet për dështimin axurr: Në vitet ’90 edhe në Gjermani ishte e njëjta situatë, por ndryshoi brezi
Sipas sondazhit që është bërë nga portali “Tuttomercatoëeb”, Igli Tare është shpallur, nga votimet, drejtori më i mirë sportiv në Serinë A për këtë vit, ndërsa ka qenë edhe i ftuar të dielën në “Domenica Sportiva”, te RAI 1, ku edhe është pyetur për shumë gjëra të kampionatit, por ka këshilluar edhe se si mund të dalë nga situata futbolli axurr, pas disfatës për të mos shkuar në botëror. Ai ka marrë 34,99% të votave, me shumë se dy ndjekësit e tij më të afërt, Marko Xhianiti i Frozinones (13.7%) dhe Davide Vanjati i Spal (12.84%). Të shkëputur janë emra të njohur si Mirabeli i Milanit, i 5-ti me 7,42%, apo Xhiuzepe Marota i Juventusit me 3,94%. Por vetë Tare, i kontaktuar nga “TMW”, ia kushton këtë sukses trajnerit të Lacios, Simone Inzagi, që e ka ndihmuar duke nxjerrë në pah potencialin e lojtarëve që ai ka afruar në skuadër. “Pa të gjithë komponentët, është e pamundur të arrish një rezultat. Duhet t’i bëj komplimente stafit tim, pastaj me Simone Inzagin kemi fatin që jemi një grup i cili punon bashkë prej më shumë se 12 vitesh. Kemi luajtur bashkë, pastaj ai është rritur në sektorin e të rinjve dhe tani është në ekipin e parë. Ai përfaqëson vlerat e klubit, skuadra luan një futboll entuziazmues dhe meritat janë të gjitha të tijat”.
Mbi Italinë jashtë Rusi 2018
Nuk e shikoj situatën kaq tragjike. Në vitet ’90 edhe në Gjermani ishte e njëjta situatë, pas Botërorit duhej bërë një ndryshim gjeneratash. Ishte moment për të besuar te të rinjtë. Tani janë kualifikueset e Europianit dhe duhet besuar te të rinjtë. Veçanërisht, të mëdhatë duhet t’u japin shansin të rinjve.
Tragjedi që nuk shkoi në Botëror?
Po krijohet një tragjedi dhe nuk jam dakord. Unë e njoh futbollin Italian. Punohet mirë dhe janë 40 të rinj të U-23, pse të mos u besohet atyre me një projekt prej 4 vjetësh?
E megjithatë, shoku psikologjik nuk po kalohet ende
Sigurisht, shoku ishte shumë i fortë, sepse një Botëror pa Italinë është i paimagjinueshëm. Por te një gjë negative duhet të shohim diçka pozitive, duhet të krijohet një Federatë me ide të qarta, pastaj të merret një trajner i ri, i cili mund të punojë me të rinjtë. Dhe ata italianë kanë kualitet të madh.