Zëri historik i Milanit: Amen! Na kthyen në shakanë e Italisë, thonë edhe për Igli Taren

Milani nuk po gjen paqe as me Piolin dhe është duke vazhduar serinë negative që ka nisur këtë sezon. Afrimet e shumta si te lojtarët ashtu edhe në stolin kuqezi nuk kanë sjellë asnjë ndryshim në rezultate dhe kjo gjë ka sjellë irritim te shumë mbështetës të klubit.

Ndërkohë as zëri historik i Milanit, Carlo Pellegati, që ka qenë pjesë për shumë vite në “Milan channal” nuk ka ngurruar të ironizojë gjendjen e skuadrës milaneze, duke thënë se emri klubit me fjalën strategji janë shumë larg njëri-tjetrit momentlaisht dhe se plani i vetëm i ekipit tashmë është ta kthejnë Milanin sa më qesharak. Gjithashtu shtojnë se ajo çfarë kërkohet nga Milani është rikthimi i periudhës së lavdishme të 2002-shit. Sa i përket këshillave për të ardhmen, aty gjendet edhe emri i Igli Tares së bashku me trajnerin e Atalantës, Gasperini.

“Është pikërisht fjala “strategji” që lëshon ironinë e fansave në internet: “Strategjitë” dhe “Milani” nuk mund të jenë në të njëjtën fjali për momentin. Ne kemi nevojë për njerëz me përvojë, ne po kërkojmë kërkojmë 2002-shin. Ne kemi nevojë për trajnerë të lartë, Pioli arrin. Amen, tani ne e kuptojmë se si funksionon. Strategjia: bëjeni Milanin shaka të Italisë

Këshilla? Ka nga ata që thonë se “Duhet të rezervosh Gasperinin dhe Taren për vitin e ardhshëm” apo edhe: “Dy kampionë me përvojë në mesfushë si Modric, Rakitic, një mbrojtës i djathtë dhe një mbrojtës qendror do të duheshin”. Edhe pse kurrë nuk do i blejnë”, është shprehur Carlo Pellegati./Sport Ekspres/

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online