Marash Kumbulla është thesari i Romës me ekipin e Fonescas që fitoi garën dhe siguroi shërbimet e mbrojtësit shqiptar. Në një intervistë të zhvilluar së fundmi lojtari ka folur edhe për çështjen e Kombëtares. Shqipëria ishte një zgjedhje zemre pavarësisht faktit se e dashuron Italinë për të jetuar.
“Kur Roma më kërkoi, nuk më mori shumë kohë për të vendosur. Është ekipi ideal për mua që të vazhdoj karrirën. Më bindi projekti i tyre, kam folur edhe me trajnerin Fonesca. Fakti që luajta ndaj më të mirëve në një moshë kaq të vogël më rriti më shpejt.
Ronaldo ka qenë kundërshtari më i vështirë, por u përpoqa që me cilësitë e mia ta limitoja disi. Dybala ishte shumë i shpejt dhe Lukaku i fortë fizikisht. Sa i përket Kombëtares, Italia është vendi që më dha shumë dhe ku unë dashuroj të jetoj. Por zemra më thoshte gjithmonë Shqipëri: “Familja ime vjen nga andej dhe unë jam krenar për origjinën time”, tha Kumbulla. /Sport Ekspres/