Trajneri i Tiranës Ze Maria ka qenë i ftuar në RTSH, në emisionin “E hëna sportive”, ku ka folur për sezonin që lamë pas, për vështirësitë e sezonit në Kategorinë e Parë dhe të ardhmen, me rinovimin që nuk po vjen.
A mund të thuhet se kampionati për Tiranën ishte i thjeshtë?
Nuk është asnjëherë e lehtë dhe e kam thënë gjatë gjithë vitit. Tirana ishte skuadra që të gjithë donin që ta mundnin. Kemi pasur vështirësi me kundërshtarët që donin të jepnin më shumë nga se mundeshin, për të treguar vlerat e tyre se mund të luanin në skuadra të Superiores. Kanë qenë të zotët dhe kanë bërë mirë djemtë që kanë qenë të përqendruar gjatë gjithë kampionatit. Kastrioti u pa se krijoi raste dhe nuk është asnjëherë e lehtë. Gjërat bëhen të thjeshta si pasojë e sjelljes tënde në fushë.
Si ishte ambienti që gjete kur erdhe te Tirana?
Ishte puna më e vështirë, pasi kur lojtarë si Karabeci, Daja apo Lika, me një histori të rëndësishme bien nga Kategoria nuk është e lehtë që të gjesh çelësin e duhur, për t’i bërë të rinisin me të njëjtën dëshirë për t’u rikthyer në Kategorinë Superiore. Ne kemi folur shumë dhe në të tilla raste duhet shumë dialog, për t’u rikthyer besimin që kishim humbur. Për t’u rikthyer kurajën, duhet të rikthimin besimin në potencialin e tyre. Problemi nis te forca mendore dhe më pas shkon te mëndja. Nëse je i fortë në mendje, mund të çosh forcën te këmbë. E gjeta të dobët skuadrën psikologjikisht. U thashë lojtarëve që nëse gabonin do të ishte faji im dhe jo i tyre, gjithnjë nëse do bënin çfarë do u thosha unë. Atë që bën nga Ilion Lika që ishte 38 vjeç deri te Muçi që është 17 vjeç.
A ju vunë investimet nën presion?
Kur më thirrën te Tirana më njohën me historinë e kësaj skuadre, më shpjeguan situatën e sezonit të shkuar dhe duhej rikthimi që këtë sezon në Superiore. Kur ke skuadrën me më shumë tituj me shumë tifozë ka gjithnjë presin. Presioni është gjithnjë i lartë. Vij nga një ambient kur ka gjithnjë si presion, si Italia. Edhe në Spanjë po ashtu. Duhej ditur si të administroje gjithë këto ingredientë. Para se të vija këtu Sentamu kishte 3 vite që nuk shkonte të luante me Kombëtaren e tij. Ngo kishte 6 muaj që nuk luante. Nëse marrim këta lojtarë që nuk ishin shumë në formë me lojtarët që ishin vitin e shkuar, duke i përzierë dhe bërë që të funksionin ishte një sfidë shumë e madhe për ne. Arritëm të vendosim çdo pjesë në vendin e duhur. I kemi humbur të gjitha miqësoret dhe kjo shkaktoi terror te ata që ndiqnin Tiranën. I kam thënë presidentit të mos shohë miqësoret, pasi për mua nuk vlejnë. Rezultatet e rëndësishme do të fillojnë me Superkupën dhe më tej. E qetësova, pasi ishte personi më i shqetësuar.
Mund të themi se ishte si Juventusi?
Pak a shumë, pasi edhe Tirana është skuadra me më shumë trofe, ashtu si Juvja kur zbriti nga kategoria. Kanë kaluar pak a shumë të njëjtat problematika. Juventusi këtë vit fitoi titullin e shtatë rresht dhe uroj që të ndodhë dhe më Tiranën e uroj që të ndodhë, me apo pa mua. Kemi treguar se i kemi letrat për të luajtur në Superiore.
Takimi me Halilin…
Nuk kam asnjë problem me presidentin. Jemi shumë të hapur dhe të drejtpërdrejtë. Nuk kemi folur ende për kontratën. Janë detaje për t’u sqaruar.
Nuk ka ende një marrëveshje?
Ende nuk është arritur marrëveshja, megjithatë nuk do të jetë problem.
Mund të merrni drejtimin e një skuadre tjetër në Superiore?
Më pëlqen qyteti, skuadra. Detajet janë normale. Në një skuadër të madhe detajet janë të mëdha, objektivat janë të mëdha. Edhe pse luanim në Kategorinë e Parë kishim 3 objektivë. U eliminuam në Kupë nga Kukësi, por luajtëm 17 minuta me 1 lojtarë më pak. Fituam kampionatin, Superkupën edhe pse luanim në një kategori inferiore. Është normale që të luftosh për titullin, duhet diçka më shumë seç kemi tani, për t’u përballur me skuadrat e mëdha të Superiores.
Ka në Kategorinë e parë lojtarë që mund të luajnë në Superiore?
Unë shoh se çdo lojtarë nëse do të arrijë një objektiv dhe impenjohet për këtë gjë mund të arrijë kudo. Nuk është e lehtë që të luash në Superiore, ndonjëherë nuk është dhe mundësia, por kam mendimin se ka lojtarë shumë në Kategorinë e Parë që mund të luajnë në Kategorinë Superiore.
Çfarë mendimi keni për skuadrën e Kastriotit, meqë e mundët në finalen e fundit të sezonit?
Uroj që të qëndroj, pasi ka disa vite që skuadra e Kastriotit nuk luan në Superiore. Jam i bindur se shumë lojtarë të tyre mund të bëjnë mirë në Superiore nëse ju jepet mundësia.
Sa lojtarë të rinj që keni aktivizuar do të kenë besimin tuaj dhe në Superiore?
Është në ADN-në time. Kam luajtur në Brazil që 17 vjeç. Një lojtarë që është i mirë nuk duhet pritur deri 20 vjeç për ta çuar në skuadrën e parë. Nëse është i mirë nuk shoh pse nuk duhet ta kenë këtë mundësi. Ka 2-3 vite për t’u përmirësuar nëse e merr që të vogël dhe mund të rritet edhe më shumë. Nuk do të jetë ndryshe. Lojtarët që do bëjnë mirë në stërvitje, pasi unë i shoh dhe ndeshjet e moshave dhe ka lojtarë me cilësi nuk do jetë problem për t’i afruar.
Ndonjë emër që mund të veçoni nga të rinjtë e Tiranës?
Maksimumi i shembullit që mund të japin këtu. Pele fitoi botërorin që 17 vjeç. Trajneri i Kombëtares së Brazilit nuk pati frikë të hidhte Pelenë në fushë në një finale Botërori. Nëse lojtarë i ka mundësinë dhe potencialin, duhet pak çmenduri. Unë nuk e kuptoj se çfarë ndodh në fushe, por shkoj e luaj. Ka 17-vjeçar te Barcelona, lojtarë të mëdhenj që nuk kishin eksperiencë, por kishin talent. Kanë zbritur në fushë pa kuptuar atë se çfarë bëhet në fushë.
Emra nuk na thatë…
Kemi lojtarë nga 17 vjeçar si Ernest Muçi, Patrik Bardhi 19 vjeç, Klisman Cake 19 vjeç, Grent Halili 19 vjeç.
Infrastruktura…
Skuadra duhet të ketë kushtet më të mira. Skuadra sjell rezultatet dhe rezultate sjellin burimet gjithçka që një klub ka nevojë. Kjo duhet të kuptohet më mirë në Shqipëri. Nëse një skuadër si Dinamo nuk ka hapësirën e saj për të bërë stërvitje. E kam jetuar në Afrikë diçka të tillë, ku nuk ka qendra sportive. Atje ka orare dhe nuk mund të shkelje oraret. Në Europë është e komplikuar ta mendosh e ta shohësh diçka të tillë. Vendi juaj kërkon që të krijojë imazh dhe kjo kërkon struktura. Janë shumë gjëra që duhen bërë pjesë për një skuadër që do të shkojë në Champions League. Janë disa detaje që duhet të bëhen.
Projekti i të ardhmes… Çfarë i keni kërkuar presidentit?
Nuk kam folur për çdo gjë me të. Do flasim në ditët në vijim. Duhen përmirësime, lojtarë me eksperiencë, që lojtarët e rinj të rriten gradualisht. Një skuadër si Tirana, tifozët nuk duan që ta dinë moshën, por rezultatin. Për të rritur lojtarët e rinj, duhet të kenë ekspertë para tyre që t’u hapin rrugën e të luajnë 5-6 apo 10 ndeshje. Kanë nevojë për lojtarë me eksperiencë, të cilët janë shumë të rëndësishëm. Ne kërkojmë Kupën dhe kampionatin.
Kush është elementi i duhur për të përforcuar skuadrën?
Kush vjen te ne duhet të dijë vlerat e fjalës sakrificë. Nuk vlen të vish e të thuash jam unë. Tirana është mbi të gjithë dhe duhet të punojë kushdo për atë simbol e ato ngjyra e të vihesh në dispozicion të grupit. Ne nuk kemi individë por një grup që shkon në një drejtim. Kush vjen duhet të dijë se çdo të thotë fjala sakrificë, për të punuar në grup. Grupi bën diferencën jo individi.
Problematika me gjyqtarin në ndeshjen e “play out”-it mes Veleçikut dhe Shkumbinit…
Nuk është një gjë e mirë për një gjyqtarë që të gabojë, këtu gabojnë shumë, por gabojnë kudo. Lojtarët, stafi gabojnë po ashtu. Duhet të kemi autokontroll. Të qëndrojmë brenda disa normave, pasi jemi shembulli për shumëkënd. Arbitri tha mos i jepni pamjet pasi kam fëmijët e mi, por në stadium ka shumë fëmijë. Duhet të ketë autokontroll çdokush, pasi ndeshjet në të kundërt do përfundojë me 2 lojtarë. Kontrolli nuk duhet humbur kur shkon në nivele të tilla. Lojtari im nuk do luante më nëse e bënde diçka të tillë. Nuk jam unë ai që duhet të vendos, por FSHF. Përtej gabimeve të gjyqtarëve. Ka kush i gjykon nëse kanë gabuar apo jo.