Trajneri i Tiranës, Ze Maria, ka mbetur shumë i kënaqur nga fitorja 5-1 ndaj Apolonisë, duke lavdëruar të gjithë, duke nisur nga sulmuesi i ri Ernest Muçi, i shkëlqyer, me dy gola.
“I gjithë ekipi funksionoi mirë, jo vetëm sulmi. Jam i kënaqur, sepse kishim nevojë për një fitore dhe një lojë të tillë. Sulmi bëri mirë, lëvizi pa fund. Më vjen mirë për Muçin, një lojtar me të ardhme të shkëlqyer. Ai po luan mirë, është një mundësi e mirë për të, sepse është dëmtuar Ngo, për të cilin vjen keq. Do të ndihet mungesa e Ngosë, sepse po luante një sezon të shkëlqyer, por javën e ardhshme do të kthehet Sentamu dhe do të kompletohemi.
“Mbrojtja dhe Abibi? Mbrojtja u tregua shumë e kujdesshme, nuk po pësojmë shumë gola, edhe portieri ishte mirë, por sot e gjithë skuadra ishte mirë. Thjesht duhet të tregohemi vigjilentë për 90 minuta.
“Çështja Turtulli? Nuk dua të shtoj asgjë për këtë histori. Turtulli është pjesë e skuadrës, si gjithë të tjerët, duhet të presë momentin e tij dhe do ta ketë mundësinë e tij, ashtu siç e kanë pasur të tjerët, që kanë përfituar:, tha trajneri brazilian për RTSH Sport.