Flamurtari mund të thuhet se e ka teknikun e ri, të paktën teorikisht. Bëhet fjalë për trajnerin brazilian Marcelo Troisi. Ky i fundit ka ardhur para pak javësh për të mbyllur marrëveshjen me vlonjatët, por u largua papritur.
Këtë herë vjen sërish dhe duket se është arritur gjuha e përbashkët. Vetë Troisi e ka pohuar për “Sport Ekspres” se gjithçka është mbyllur me Flamurtarin, ndërsa tani ndodhet në Vlorë. /Sport Ekspres/