Marash Kumbulla bëri një nisje fantastike te Roma pas transferimit të tij nga Verona. Në ndeshjen e parë u përgjigj në nivelin më të lartë kundër Juventusit, duke fituar dashurinë e tifozëve kryeqytetas. Për të vazhduar edhe me dy golat vendimtar që arriti të realizonte kundër Young Boysit dhe Milanit.
Megjithatë për Kumbullën nuk ka qenë “tapeti i shtruar” te Roma. Pas dëmtimit dhe prekjes nga pandemia duke ngelur për një kohë të konsiderueshme jashtë fushës së blertë, mbrojtësi i Kombëtares ka humbur shumë nga besimi i tij.
Për këtë arsye nuk kemi më të njëjtën paraqitje në fushën e lojës. Ndërkohë trajneri i Shqipërisë, Reja, e ka telefonuar menjëherë Kumbullën dhe bisedën e ka zbuluar në mediat italiane.
“Kumbulla, mos u shqetëso dhe vazhdo të luash siç di ti. Je i rri dhe ke të drejtën për t’u rritur. Mundohu për të vjedhur sa më shumë sekrete nga mbrojtësit me më shumë përvojë në stërvitje”. Ju nuk mund t’i kërkoni të rinjëve që të bëjnë gjithçka menjëherë. Kumbulla është djalë serioz dhe po mëson, edhe nga disa gabime ndonjëherë. Mos harroni se ka luajtur ndryshe te Verona, me Fonescan po përshtatet në mënyrë tjetër të mbrojtjes. Kjo kërkon pak durim”, u shpreh Reja për mediat italiane. /Sport Ekspres/