Vazhdojnë spekulimet për moshën e futbollistit të kombëtares gjermane Youssouf Moukok. Dyshimet po ndizen se sulmuesi i Borussia Dortmundit është më i vjetër se 18 vjetët e deklaruara zyrtarisht. Revista “Bunte” publikoi një kopje të certifikatës së lindjes së “Youssoufa Mohamadou” në kryeqytetin e Kamerunit, Yaounde.
Data e lindjes së fëmijës është 19 korrik 2000. Nëse flasim për super talentin që erdhi në Gjermani nga Yaounde në vitin 2014, Moukoko është në fakt 22 vjeç e katër muaj dhe është 52 muaj më i madh se sa mendohej. /Sport Ekspres/