Ernest Muçi është një nga thesaret e kampionatit shqiptar, që pritet të shtojë ndjeshëm të ardhurat në llogarinë bankare të klubit të Tiranës. Talenti 19-vjeçar ka qenë kryefjala e merkatos, pasi shumë skuadra europiane janë përfolur për një transferim të tij.
Komentatori Kosta Grillo zbulon në “Sport Magazine” në “Ora News”, të moderuar nga Altin Sulçe, se oferta zyrtare e mbërritur në tryezën e presidentit Halili ka qenë prej Genkut në Belgjikë. 400 mijë euro plus të tjera në fomrë bonuse nuk e kanë bindur kreun e bardhebluve, që synon të përfitojë një shifër akoma më të lartë nga shitja e Muçit.
“Ne tani kemi ngelur vetëm te Muçi. Nuk ka lojtarë të tjerë të përfolur. Të vetmin lajm të konfirmuar që kam për Muçin, të vetmen ofertë zyrtare që i është bërë, i është bërë nga skuadra belge Genk. Që i ka ardhur presidentit Refik Halili por që ai e ka hedhur drejtpërdrejtë poshtë.
Skuadra e Genk ka ofruar 400 mijë euro plus bonuse, diku te 500-600 mijë euro, por Halili nuk e ka pranuar, e ka cilësuar një shifër shumë të ulët për Muçin. Ndërkohë sot shtypi ka folur për Legian e Varshavës, unë për vete nuk kam informacion. I vetmi informacion të saktë që kam e kam për Genkun e Belgjikës. Zyrtarisht Genk ka sjellë ofertën“, zbulon Kosta Grillo./Halit Delibashi-Sport Ekspres/