Lewandowski ka shpërthyer si kurrë më parë ndaj Crevena Zvezdës, në takimin e vlefshëm për “Champions League”. Ndeshja do të përfundonte me rezultatin 0-6 në favor të gjermanëve, ndërsa 4 gola erdhën pikërisht nga këmbët e të njëjtit sulmues.
Por cili ishte motivi i madh në këtë përballje për Lewandowski, që ka bërë edhe selfie në stadium për të mbajtur mend atë mbrëmje? Gjithçka nis nga e shkuara, me hapat e para të karrierës. Sipas asaj që zbulohet nga “Kurir”, ky futbollist ishte pranë nënshkrimit me Crevena Zvezdën. Kërkesa e tij ishte për të nënshkruar me 1.000 euro në muaj, që do të ishte pagesë e kënaqshme, por në Serbi as që donin ta dëgjonin këtë ofertë. Atëherë kthehet pas disa vitesh dhe i shënon 4 gola në një mbrëmje “Champions League”. /Sport Ekspres/