Një skandal i madh ka plasur në Portugali me Benfikën. Aktualisht kjo skuadër ndodhet në kryesim të tabelës, por duhet të përballet me skandalin e fundit që ka plasur në vend. Pas harkimit të të dhënave të klubit janë zbuluar shumë informacione që tregojnë se ka pasur fiksime të rezultateve dhe trukime të ndeshjeve.
Madje mediat portugeze kanë zbuluar edhe mënyrën sesi bliheshin arbitrat. Klubi nga Lisbona i dërgonte pro.stituta gjyqtarëve dhe njëkohësisht u pagonin fatura hotelesh, me shifrat “e kripura” që shpërbleheshin në fushën e blertë. /Sport Ekspres/