Zbulohet marrëveshja/ Nuk luajti ndaj Hibernianit, Kamberi me të njejtat kushte si Balotelli dikur

Jo më shumë se një javë nga dita kur u transferua nga Hiberniani tek Rangers, Florian Kamberi iu desh të përballej me ish-ekipin në javën e 25-të në kampionat. Pikërisht në këtë ndeshje sulmuesi nuk u aktivizua në fushë, madje e ndoqi takimin nga tribuna. Në media u aludua mbi fakti se Kamberi u friksua nga reagimi i ashpër i tifozëve të Hibernianit të cilët kërcënuan 24 vjeçarin nëse do të luante kundër tyre. Por e vërteta qendron krejtësisht ndryshe.

 

“Sport Ekspres” meson se Kamberin e pengoi diçka tjetër që nuk luajti kundër skuadrës që mban kartonin e tij. Burime të sigurta pranë lojtarit bëjnë me dije se sulmuesi shqiptar ka përfshirë në kontratën me Rangers mos aktivizimin e tij ndaj Hibernianit. Një pikë e shtuar në kontratë e kërkuar posaçërisht nga vet ai. Të njejtë marrëveshje bëri dikur edhe Mario Balotelli kur u rikthye në Premier League. Sulmuesi italian pas largimit nga Milani nënshkroi me Liverpool. Në këtë moment Balotelli kërkoi që me fanellën e kuqe të mos luante asnjë ndeshje me skuadrën e Man City. Dhe kështu ndodhi./Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *