Zbulohet fjalimi motivues i Contes në pushim për përmbysjen: Çfarë merite ka Milani? Ju jeni 19 pikë para atyre

Një Inter i transformuar u pa në derbin e Milanos, atje ku arriti të kthejë rezultatin nga 0-2, në shifrat 4-2. Zikaltrit nuk arritën që të kërcënonin asnjëherë portën e Donarumës në 45 minutat e para, por pjesa e dytë foli e gjitha për ta.

E si u mbërrit te kjo përmbysje? Sekreti gjendet te…Antonio Conte. Më saktësisht te fjalimi që ka bërë trajneri italian në dhomat e zhveshjes, pas mbylljes së pjesës së parë. Mediat italiane raportojnë se Conte u ka prekur lojtarëve egon dhe krenarinë.

Në dhomën e heshtur, trajneri ishte edhe më i qetë, pavarësisht se të gjithë e njohim për natyrën shpërthyese. Pyetja e parë që iu drejtoi lojtarëve ishte se edhe sa do të vazhdohej kështu, duke ia ulur Milanit të gjitha meritat për dy golat e realizuara dhe duke u shprehur se ishin realizime të falura. Pastaj Conte ka mbushur bateritë e futbolistëve duke u thënë: “Jemi 19 pikë përpara atyre. Shihni sa më të fortë jeni. Futuni në driblime me kundërshtarët, një me një. Nuk ka asnjë arsye për të pasur frikë që të mos e provoni këtë gjë”. Kjo ishte vetëm pak nga fjalimi i trajnerit të Interit, që solli edhe përmbysjen e madhe. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *