Zbulohet biseda nervoze e Olsi Ramës me Enea Jorgjin: Na ke masakruar! Eja ta shohim ndeshjen prapë

Partizani e ka humbur derbin ndaj Tiranës në rezultatin 1-2, atje ku erdhi edhe shkarkimi i Lerdës. Ky trajner erdhi nga drejtori sportiv, Olsi Rama. Ky i fundit ishte shumë i nervozuar me arbitrin Enea Jorgji dhe në media u publikua një video ku Rama i kërkonte llogari.

Po çfarë është biseduar në atë rast? Këtë e zbulon gazetari Ylli Aga për emisionin “Procesi Sportiv”. “Na ke masakruar”, ishte fjala më e rëndë që ka përdorur Olsi Rama mbi vendimet e Enea Jorgjit në derbi.Ndërkohë arbitri është shprehur qetësisht: “Eja ta shohim ndeshjen prapë bashkë. Nëse kam gabuar qoftë edhe 1% kundër Partizanit, atëherë më kërko çfarë të duash”, ka thënë Jorgji. /Sport Ekspres/

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online