Zbulohet arsyeja e largimit të Gegës nga Jordania: E pritën me lule, por nuk i gjetën shtëpi në kryeqytet

Shumë habi ka shkaktuar largimi i Skënder Gegës nga Jordania atje ku do të drejtonte Al Ramthan, duke mos e hedhur firmën në minutat e fundit. E gjitha kjo pasi trajneri shqiptar së bashku me stafin e tij kishin kërkuar shtëpi në kryeqytetin e Jordanisë, por kjo nuk iu ofrua nga kryesia e klubit.

Në kushte të tilla ka ardhur edhe largimi, pavarësisht një rritje të ofertës që i erdhi në ato momente stafit, vetëm për të qendruar. Të gjithë të vërtetën e ka zbuluar Arsim Thaqi për “Zëri.info”, që do të ishte edhe ndihmësi i Gegës në këtë aventurë që dështoi pa nisur.

“Marrëveshja ka qenë shumë afër që të arrihet. Ata kanë qenë shumë të interesuar madje në aeroport na kanë pritur me lule. Në Jordani kemi qëndruar pesë ditë, por nuk nënshkruam kontratë pasi që ne kërkuam që të qëndrojmë në kryeqytetin e Jordanisë (Oman) dhe të udhëtojmë me vetura për stërvitje të skuadrës që ishte diku rreth 1 orë e 20 minuta me veturë

Zyrtarët e klubit kërkuan që në të qëndrojmë në qendrën stërvitore të klubit pasi që në Oman ishin edhe ekipet rivale të tyre dhe ata pretendonim se mund të ndodhte diçka. Ne nuk pranuam që të vendosemi për banim në qendrën e tyre stërvitore.

Presidenti dhe zyrtarët e klubit e ndërruan edhe ofertën financiare që të na bindin, mirëpo ne vendosëm që të kthehemi. Oferta financiare ka qenë shumë e mirë, por ne nuk qëndruam”, tha Thaqi. /Sport Ekspres/

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online