Zbulohen prapaskenat e largimit së Jasir Asanit: Nisi që para 1 viti, e ndiqnin në “Europa League”

Jasir Asani është transferuar te AIK në formën e huazimit me të drejtën e blerjes. Largimi vjen pasi Lerda e ka ulur në stol padrejtësisht te Partizani, ndërsa vjen edhe kjo marrëveshje e re. Por sipas mediave në Suedi, tratativat kishin nisur që para një viti.

Por atëherë problem u bë vlera e lënë nga Partizani, që për drejtuesit e AIK ishte shumë e shtrenjtë. Interesimin që ka patur që më herët AIK për Asanin e ka pranuar edhe vetë drejtori sportiv i AIK, Bjorn Ëestrom.

“Ne e kemi ndjekur për një kohë të gjatë Asanin. E kemi zbuluar dhe parë në ndeshjet e “Europa League”. Mendojmë se ka shumë cilësi të mira. Vetë ai ka qenë shumë në ankth për të ardhur këtu dhe ndihet mirë që u arrit kjo zgjidhje. Tani do të shohim sesi do të shkojë”, tha Ëesstrom. /Sport Ekspres/

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online