Pagesat e lojtarëve të Milanit janë zbuluar së fundmi. Theo Hernandez dhe Ismael Bennacer kanë një pagë vjetore prej katër milionë eurosh dhe nuk ka asgjë për t’u ankuar. Dihet se si francezi ashtu edhe algjeriani janë lojtarët më të mirë të ekipit të tyre. Megjithatë, është e palogjikshme që mbrojtësi Sergio Dest të ketë 3.8 milionë euro, madje më shumë se golashënuesi më i mirë Olivier Giroud (3.5) apo portieri i madh Mike Maignan (2.8).
Dhe Ante Rebi?, i cili shpesh nuk luan dhe nuk është në formë, merr 3.5 milionë euro. Ndërkohë Charles De Ketelaere, përforcimi nga Club Brugge që nuk tregoi pothuajse asgjë në pjesën e parë të sezonit, fiton 2.2 milionë euro. Tingëllon e çuditshme, por De Ketelaere fiton më shumë se Rafael Leao apo Fikay Tomori, të cilët fitojnë secili nga 2 milionë në vit. Eshtë e panevojshme të thuhet se Zlatan Ibrahimovi?, njeriu që ringjalli Milanin me rikthimin e tij, fiton vetëm një milion euro në vit. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/