Rei Manaj ka zgjuar interesimin e disa skuadrave në kampionatet elitare pas golave me Barcelonën në miqësore dhe përfshirjen në ekipin e parë. Tashmë janë zbuluar edhe emrat e skuadrave që e dëshirojnë sulmuesin shqiptar.
Dy ekipe të La Liga janë në garë për të. Bëhet fjalë për Rayo Vallecano dhe Mallorca. Ndërkohë nga Bundesliga është Freiburg që kërkon Manajn. Ky është raportimi që vjen nga Spanja, ndërsa lojtari dëshiron të qëndrojë te Barcelona. Ndërsa merkato mbyllet për pak ditë, Koeman do japi përgjigjen e fundit. /Sport Ekspres/