Zbulohen befasitë në listën e Silvinjos! Nga lojtari që po shkëlqen në Angli te futbollisti i Superiores, ftesa mbërrin edhe në… Korenë e Jugut

Përballja e parë në kualifikueset e Kampionatit Europian po afron dhe Silvinjo ka bërë gati listën me lojtarët që do të ketë në dispozicion kundër Polonisë. Lista e plotë do të bëhet publike ditën e nesërme, ndërsa deri tani janë konfirmuar ftesat për Taulant Seferin dhe Ernest Muçin.

Ndërkohë, “Supersport“-i ka zbuluar edhe befasitë e reja në lojtarët që do të grumbullohen nga Silvinjo. Anis Mehmeti, i cili po shkëlqen në Angli, do të veshë për të parën herë fanellën kuqezi. Ftesa ka mbërritur edhe në Korenë e Jugut, atje ku luan Jasir Asani. Ky i fundit ka pritur prej kohësh të bëhej pjesë e Kombëtares dhe koha e tij më në fund ka ardhur.

Në listën e Shqipërisë do të ketë edhe lojtarë nga “Abissnet Superiore”. Andi Hadroji është një element që i pëlqen së tepërmi trajnerit brazilian, i cili e ka ftuar të jetë pjesë e përgatitjeve për sfidën e rëndësishme kundër Polonisë. Sakaq, Silvinjo ka menduar edhe për zëvendësuesin e Gjimshitit, duke i dërguar ftesën Jon Mersinajt./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *