Dilaver Duka rikthehet edhe një herë tjetër në kampionatin amerikan të futbollit, ku do të veshë sërish fanellën e klubit Motown. Futbollisti shqiptar ka qenë pjesë e këtij ekipi përpara se të kalonte në radhët e Partizanit janarin e shkuar. Ishte pikërisht Skënder Gega ai që e solli Dukën në Superiore, ku do të shpallej edhe kampion në fund tê sezonit.
Ndërkohë, mesfushori dukej se ishte një pikë e rëndësishme për trajnerin Gega, që e donte me vete në Jordani në momentet kur u përfol për tu ulur në stolin e Al Ramtha. Megjithatë, Dilaver Duka ka zgjedhur tashmë rikthimin në Amerikë pas 6 muajve pa skuadër, që nga largimi te Partizani./Sport Ekspres/