Romelu Lukaku dështoi në rikthimin e tij te Chelsea. Pas një sezoni të dobët në Premier League pritet një ritransferim i tij te Interi. Largimi i belgut ishte një lajm pozitiv për Armando Brojën, i cili pas atij shkëlqimi në huazim me Southampton-in po përgatitej seriozisht për të kapur shansin e tij në “Stamford Bridge”.
Megjithatë mundësitë e lojtarit shqiptar për të bindur Tuchel-in janë duke u zbehur, teksa sipas asaj që raporton gazetari James Olley, trajneri gjerman ka kërkuar afrimin e Robert Lewandowskit. Ky i fundit do të ishte një transferim i goditur për Chelsea-n, por nga ana tjetër do të ulte ndeshëm mundësitë e Armando Brojës për të pasur hapësira në radhët e bluve të Londrës./Halit Delibashi-Sport Ekspres/