Sezoni 2019/2020 nuk nisi aspak mirë për kampionët e Barcelonës teksa muaji dhjetori ishte një nga me problematik për katalanasit. Shkarkimi i Valderdes dhe afrimi i Setien kërkoi edhe përforcime të tjera që Barça nuk i arriti dot me gjithë përpjekjet e mundëshme. Ideja e çmendur i katalanasve shkonte përtej imagjinatës pasi në merkaton e janarit Barcelona tentoi të afrojë një ish-legjendë të klubit.
Po po, e dëgjuat mirë. Bëhet fjalë për Andre Iniesta. Mesfushori që arriti gjithçka tek Barcelona u kërkua sërish të ishte pjesë e skuadrës, jo si trajneri por si lojtar. Veterani 37-vjeçar vijon të jetë pjesë e futbollit si lojtar në kampionatin japonez me skuadrën e Vissel Kobe.
Thirrja nga ish-klubi nuk e tundoi Don Andres, i cili me vendosmëri i besoi edhe 2 viteve kontratë që ka me japonezët. Një përpjekje e dështuar po aq sa edhe refuzimi i Xavi për të marë drejtimin e klubit. Në këtë pikë Barcelona tregoi se nuk mundi të rezistojë pa motorrët që mbajtën gjallë katalanasit në fitimin e trofeve. Barçës i mbeti vetëm mbështetja tek Leo Messi dhe trajnerit të ri Setien që po mundohet të rregullojë gabimet e paraardhësit të tij Valverde./Sport Ekspres/