Ylli Mihali ndërron jetë, reagon Armand Duka: Moment i vështirë për futbollin shqiptar

Fizioterapisti i Kombëtares, Ylli Mihali, ka ndërruar jetë për shkak të COVID-19. Mihali e ka humbur betejën më të rëndësishme, ndërsa reagimi ka ardhur edhe nga presidenti i FSHF, Armand Duka.

“Të dashur miq,

Pak minuta më parë u njoha me lajmin e kobshëm se Ylli Mihali, njeriu i mirë, fjalëpak, u nda nga jeta pas një betejë të gjatë e stërmunduese me Covid-19.

Ky është një moment i vështirë për të gjithë futbollin shqiptar, që e njofti dhe e dashuroi aq shumë Yllin, që emrin e reflektonte në ?do hap dhe moment të jetës së tij. Një fizioterapist dhe një njeri i jashtëzakonshëm që shërbeu për 27 vite pranë ekipit tonë Kombëtar, pranë klubit të tij Tiranës, pranë sportistëve në vështirësi, duke qënë pranë tyre në ?do situatë.

Humori, dashuria për njerzit, dhembshuria e Yllit do të na mungojnë. Në këtë moment të vështirë për familjen e tij, miqtë e tij të shumtë, lutemi që shpirti i tij të prehet në paqe. 

Lamtumirë Yll, do të të kujtojmë gjithmonë me dashuri!”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *