Mesfushori i Lajpcigut në Bundesligën gjermane, Nabi Keita, fiton 2 milionë euro në sezon dhe është ndër futbollistët më të talentuar në qarkullim, me Liverpulin që ka arritur një marrëveshje për sezonin e ardhshëm.
Megjithatë, Keita duket se ka menduar se mund të qëndrojë mbi ligjin gjerman, sepse ka përdorur një patentë false për të lëvizur me makinën e vet.
Mes 2016 dhe 2017 futbollisti nga Guinea është ndalur dy herë nga policia dhe ka rezultuar me patentë të falsifikuar, ndaj ka përfunduar në gjyq dhe është dënuar fillimisht me 415 mijë euro gjobë.
Pas apelit, gjoba u ul në 250 mijë euro, që do të thotë 5.000 euro në ditë, për 50 gjoba të marra për çdo ditë të kaluar nga ndalimi i parë deri tek i dyti.