Arjan Xhumba kthehet të flasë. Ish-futbollisti i kombëtares, i ftuar në “Rubrika Sportive” në RTSH, ka folur rreth jetës së tij në vitet e fundit, ndërsa është pyetur edhe për zgjedhjet në FSHF: “Pesë vitet e fundit kam qenë në Melburn dhe nuk kisha shans ta ndjek futbollin shqiptar. Jemi nëntë ora para. Tani kam 6-7 muaj në Janinë. Është hera e dytë që po dal në tv. Njëherë dola në Qipro. Pashë njerëz që nuk dinë fare të flasin për futbollin, mendova pse të mos e bëj unë, fundja kam luajtur 20 vite. Fushata zgjedhore? Mendimi im është që çdo gjë e re që futet është e bukur dhe me emocion.
Çdo njëri i ri që futet, populli e pret. Të japë çfarë ka më të mirë. Njerëzit e rinj duhet të japin më shumë nga ajo që kanë. Kushdo që të jetë. Edhe unë dua një njeri. Në çdo vend duhet të shohësh një figurë të re, por i duhet dhënë shansi, edhe pse mund ta çojë poshtë ose lart. Jam me idenë e Europës dhe Ballkanit”.
Njeri i sportit që rivalizon Dukën? “Njeriu i sportit ishte. Rudi Vata, mori vetëm 1 votë. E vërteta? Nuk ka të vërtetë, jap mendimin tim. FSHF është e gjithë shqiptarëve. As e Dukës, as e Xhumbës dhe as e Vatës. Jemi në një botë servile, kush do të hajë më shumë dhe më pak. Servilizmi është kudo. Kur je në një botë të tillë, çdo gjë bëhet nga mbrapa. Hapen edhe dyert dhe dritaret… Kur luanim futboll ne që s’kishim të hanim bukë, 2000 vetë në stadium. Ndërsa Luftëtari-Partizani nuk kishte tifozë.