Trajneri i Partizanit të Beogradit Mirosllav Xhukiç ka dalë sot para mediave në Tiranë, pasi klubi serb ka vendosur të shkojë nesër në Elbasan.
Xhukiç është ndalur te ndeshja, duke i bërë elozhe Skënderbeut, ndërsa ka pasur mesazhe paqeje para sfidës së konsideruar si e rrezikshmërisë së lartë.
“Ndeshje shumë e vështirë. Skënderbeu ëdhtë ekip agresiv, me sulm të fortë e mbrojtje solide. Tifozeria e zjarrtë do t’i japë zemër Skënderbeut, ndaj edhe një arazim na kënaq, edhe pse natyrisht luajmë për fitore, ndaj një rivali direkt dhe shumë serioz, që ka eliminuar me meritë Dinamon e Zagrebit”.
“Nuk mendojmë për tension e probleme, ëdhtë thjesht ndeshje futbolli. Sporti bashkon dhe futbolli duhet të bashkojë rajonin. Do të vijë koha kur nuk do të ketë më probleme mes nesh dhe tifozët do të udhëtojnë qetësisht për të parë ndeshjet në Shqipëri e Serbi”.