Festimi me shqiponjë nga Granit Xhaka dhe Xherdan Shaqiri mbetet çështje dite në Serbi e Zvicër. Serbia e konsideron provokim të rëndë, Zvicra thjesht kërkon më shumë kujdes nga lojtarët e saj për të mos hapur polemika të tilla, ndërsa Rusia si vend organizator natyrisht që ngre zërin, duke mbështetur Serbinë.
Tani FIFA reagon, duke hapur një hetim ndaj dy futbollistëve shqiptarë, pasi sipas FIFA-s veprime provokuese ndaj tifozëve kundërshtarë dhe festime me sfond politik ndalohen në fushë. Natyrisht, është një situatë e ndërlikuar, sepse nuk ka shumë precedentë të ngjashëm, por Xhaka e Shaqiri rrezikojnë nga gjoba deri te ndonjë pezullim.
Granit Xhaka ?#WorldCupGOT @Hyundai_Global
? Highlights ? https://t.co/LOdKDX2Cwn
? TV listings ? https://t.co/xliHcxWvEO pic.twitter.com/FJg7lBXgVj— FIFA World Cup ? (@FIFAWorldCup) June 22, 2018
Edhe Federata serbe në shënjestër
Komisioni Disiplinor i FIFA-s ka vënë në shënjestër edhe Federatën Serbe: në mënyrë të veçantë do të analizohet sjellja diskriminuese dhe me sfond politik nga tifozët serbë, si dhe deklaratat e rënda të trajnerit serb Mlladen Kërstajiç pas ndeshjes kundër Zvicrës, kur tha se arbitri duhej çuar në Gjykatën e Hagës.