Xavi nuk është larguar akoma nga Barcelona, lojtarët shprehin dëshirën menjëherë për Luis Enrique

Xavi Hernandez bëri të ditur mbrëmë se po largohet nga pankina e Barcelonës në fund të këtij sezoni dhe se nuk do të qëndrojë deri në fund të kontratës. Tashmë ka shumë spekulime se kush mund të jetë trajneri i ri i klubit katalanas dhe lojtarët e kanë preferencën se kush duan t’i udhëheqë nga sezoni i ardhshëm.

Sport shkruan se lojtarët e Barcelonës tashmë kanë gjetur kandidatin e tyre dhe se dihet se kë duan si trajner të ri të klubit katalanas.

Dyshohet se ata i kanë thënë qartë Joan Laportës se Luis Enrique do të ishte zgjidhja ideale, por kjo nuk do të jetë e lehtë për t’u arritur duke qenë se specialisti spanjoll aktualisht është i angazhuar në PSG. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *