Walter Zenga “masakron” gabimin e Berishës: Pa kuptim! Nuk të bindte as në futbollin e të rinjëve

Lacios i ka kushtuar shumë ai gabim i bërë në takimin e djeshëm nga Berisha, ku do të vinte fitorja e Celtic me rezultatin 1-2 në minutat e fundit. Gjithçka mirë bëri trajneri inzagi dhe ekipi i tij, që kishin pafundësisht raste për të shënuar.

Për të mbërritur te ai gabimi i vetëm i Berishës, që solli edhe humbjen. Menjëherë ka dalë në lot nga fusha, ndërsa trajneri i njohur Walter Zenga nuk e ka toleruar aspak mesfushorin shqiptar për gafën e tij.

“Nuk e di nëse Inzagi i bëri këto zgjedhje për të pushuar disa lojtarë apo që t’i jap mundësinë çdo futbollisti që të jetë protagonist. Lacio i ka dominuar të dyja ndeshjet, por në futboll duhet të futësh topin në rrjetë, jo të bësh vetëm goditje dhe të qarkullosh lojën. Këtë sezon e kam parë shumë herë Lacion që të luajë mirë. Por topi nuk ka dashur të futet. Çfarë mund t’i thuash një skuadre që luan kështu? Në fund, ata humbën sepse Berisha bëri një gjë pak kuptim që nuk do të bindte as nëse ndodhte në futbollin e të rinjëve”, ka thënë Zenga. /Sport Ekspres/

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online