Vrioni lë të pakënaqur trajnerin, kreu i pankinës së New England Revolution-it liston kërkesat: Të jetë më i përfshirë në sulmin tonë

Trajneri i New England Revolution-it ka kërkuar më tepër nga Xhakomo Vrioni. Bruce Ventura ka folur së fundmi edhe për sulmuesin shqiptar, nga i cili pret më shumë këtë sezon. Kreu i pankinës së skuadrës amerikane është shprehur se kërkon që Vrioni të jetë më tepër pjesëmarrës në aksionet e ekipit të tij.

“(Vrioni) Duhet të jetë më tepër i përfshirë në sulmin tonë. Mendoj se ai duhet të bëjë një punë më të mirë për t’u shfaqur për topin, ta mbajë atë lart. Duhet të jetë pak më mirë në ajër. Por ai është ende një lojtar i ri, veçanërisht në lëtë ligë. Do të marrë pak kohë“, ka thënë Bruce Arena./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *