Votimi i gazetarit, tifozët e Liverpool në Kosovë i kërkojnë ndjesë Van Dijkut: Do i paguajmë një abonim

Virgil Van Dijk ka humbur mbrëmjen e djeshme mundësinë për të fituar për herë të parë në karrierën e tij trofeun e shumëkërkuar në futboll, Topin e Artë. Në votimet që në fund nxorrën kryesues Mesin për herë të gjashtë, kanë marrë pjesë edhe gazetarë nga çdo shtet i botës. Por votimi i gazetarit të Kosovës, Bajram Shala, nuk i ka pëlqyer aspak tifozëve të Liverpool në anën tjetër të kufirit.

Mbrojtësi holandez nuk përfshihej në pesëshe e Shalës, ndaj grupimi i tifozëve i kërkojnë zyrtarisht falje Van Dijkut për këtë gjë. Madje kanë vijuar edhe e ironi edhe për gazetarin e vendit të tyre, duke thënë se janë të gatshëm t’i paguajnë atij një abonim televiziv për tu informuar më tepër.

“I madhi Virgil, në emër të gjithë tifozëve të Liverpool nga Kosova, të kërkojmë ndjesë për këtë votim  qesharak një një person që ne nuk e dimë kush dreqin është. Por ne do të paguajmë për ta abonuar atë në IpkoTelekom ose në platformën Kujtesa dhe do të sigurohemi që ai të mësojë për ty në të ardhmen. Bajram Shala, ju lutemi na kontaktoni në mënyrë private për detajet e pagesës”, kanë shkruar tifozët e Liverpool./Sport Ekspres/

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online