Ka përfunduar sot java e 14 e Kategorisë së Parë. Vora ka mposhtur me shifrat 3-2 Flamurtarin, duke e zbritur këtë të fundit nga froni. Kuqezinjtë kanë zbritur në vendin e tretë në renditje, ndërsa Vora ngjitet në krye të tabelës.
Ndërkaq Besa është ndalur nga Pogradeci. Ndeshja ka përfunduar me shifrat e barabarta 0-0 me skuadrat që i kanë mbajtur rrjetat e paprekura. Tashmë kavajasit gjenden në vendin e dytë në renditje, me 32 pikë, po aq sa Flamurtari./Sport Ekspres/