Dinamoja është larguar me 3 pikë nga transferta kundër Vorës. Pjesa e parë përfundoi me rrjeta të paprekura, ndërsa e dyta nisi me golin e vendasve. Felipe zhbllokoi rezultatin i pari me golin e shënuar në minutën e 52-të , por vetëm 2 minuta më vonë festa u zhvendos në kampin kundërshtar.
Ayodeji barazoi shifrat në minutën e 54-t, duke rihapur kështu lojën. Vora rezistoi deri në minutat e fundit, por nuk ia doli të ruante barazimin. Në minutën e 5-të të kohës së shtuar, Teixeira e dërgoi topin në rrjetë dhe përmbysi rezultatin në atë përfundimtar 1-2. Me këtë fitore Dinamoja vazhdon të ruajë vendin e 4-t në renditje, duke mos i lëshuar më shumë territor Partizanit, që e ndjek nga pas me vetëm 3 pikë diferencë./Sport Ekspres/