Dy skuadrat e Grupit të Veriut kanë terrene te papërshtatshme per Kategorinë e Parë. FSHF në bashkëpunim me klubet duhet t’u japë zgjidhje urgjente
Shumë klube në Shqipëri investojnë dhe rriten sa “hap e mbyll” sytë dhe duan të bëhen të “mëdha”, madje shpesh përdorin togfjalëshin” do bëhemi si Tirana apo si Partizani, Dinamo e Vllaznia. Investojnë e madje edhe tej mundësive dhe si me “katapult” ngjiten në shkallët sipërore të futbollit shqiptar. Madje-madje shpesh afrojnë edhe lojtarë te huaj për ta bërë skuadrën e tyre edhe më të famshme, ndonjëherë duke harruar se ata nuk vlejnë shumë! Por, harrojnë diçka qe është me e rëndësishmja dhe më kryesorja infrastrukturën! Sapo ngjiten në kategori, klubet harrojnë se që të marrin “OK” e licencimit duhet që të kenë terren të përshtatshme. Kështu ndodh me Veleçiku por edhe me Vorën. Të dyja skuadrat u ngjiten ne të Parën, por lënë shumë për të dëshiruar me infrastrukturën e tyre! Sidomos Vora pasi Veleçiku ka zhvilluar edhe në sezonet e shkuara ndeshje në kompleksin “Duli”, por kjo s’do të thotë që është në rregull. Në Vorë ne fushë është e pamundur të gjesh një fike bari ashtu si edhe në Koplik në Dimër sa herë ka reshje shiu! Futbolli bëhet i pamundur dhe luhet sa për të thënë.
Zgjidhja – Zgjidhja e vetme është që FSHF të bashkëpunojë me Bashkitë e klubeve dhe sponsorët përkatës duke iu kërkuar kushtet. Sepse nëse u ngjitën dhe kjo u trumbetua me të madhe tashmë duhet edhe infrastruktura. Kjo ne të mirë të klubeve, me shumë të atyre komuniteteve që i kamë ndjekur skuadrat e zemrës dhe do të jetë mëkat që në Kategorinë e Parë të degdisen sa në një qytet në tjetrin. Ndaj edhe në Koplik dhe Vorë, objektivi më i madh është ndërhyrja në infrastrukturë. Shtatori është afër…!