Ka nisur prej kohësh dhe duket se vazhdon historia e vlerësimit të aseteve dhe aksioneve të klubit Vllaznia. Kryebashkiakja Voltana Ademi ka vendosur që të vendoset një fond prej 8,3 milionë lekësh për këtë qëllim, ndërsa si afat është lënë data 18 dhjetor për të gjetur një zyrë ligjore për të kryer këto procedura, raporton “shkodra.news”. Kjo do të thotë që më pas, për një muaj, deri më 18 janar, Vllaznia dhe çdo biznes apo biznesmen që kërkon të blejë Vllaznisë ose një pjesë të aksioneve, duhet të kenë të qartë koston e operacionit.
Në fakt, në gjendjen që është Vllaznia, do të ishte e udhës që Bashkia të hapte rrugë sa më shpejt dhe pa vendosur çmime marramendëse, por gjithsesi të shohim në janar çfarë do të ndodhë. Nëse edhe në fillim të vitit të ardhshëm nuk hidhen hapa seriozë drejt privatizimit, atëherë nuk është çudi që Vllaznia të ketë një fund shumë të hidhur.