Edon Hasani në Iran, një çështje që po merr përmasa serioze dhe duket se do të përfundojë në gjyq. Sot Kryebashkiakja e Shkodrës, njëkohësisht presidentja e Vllaznisë, Voltana Ademi, ka reaguar për herë të parë për largimin e mesfushorit Edon Hasani. Ademi tha se lojtari nuk ka zbatuar kontratën me ekipin, duke e thyer atë, raporton faqja “Sport nga Bajraktari”.
Për Ademin, mesfushori Hasani është në kontratë me kuqeblutë. Për largimin e tij të papritur do të merren masa deri edhe në çështje gjyqësore. Në këtë mënyrë, largimi i tij në Iran duket një telenovelë e çuditshme, që do të ketë seri të tjera.