“Vllaznia, princesha e kampionatit“, Daiu analizon derbin: Tirana favorite! Parizani s’ka golashënues, Solomon i parrezikshëm  

Dtiën e sotme janë mbyllur 4 sfidat e javës së 15 të Kategorisë Superiore, që kulmon nesër me derbin Partizani-Tirana. Në një intervistë me gazetarin Drilon Xhepollari në “Sport Magazine“ në “Ora Neës”, Përparim Daiu skanon skuadrat pretendente të kampionatit. Ish-futbollisti e quan Vllazninë një princeshë të futbollit tonë, ndërsa rivaluzues të saj liston Teutën, Tiranën dhe Partizanin, duke nxjerrë kështu nga gara për titull Laçin dhe Kukësin. Në fund Daiu jep edhe mendimin e tij për derbin e kryeqyteti, ku favorizon më tepër Tiranën.

Vllaznia

“Vllaznia është kthyer nga një mbretëreshë e futbollit shqiptar në një princeshë, sepse udhëheq bindshëm. Është një Vllazni me maturi dhe që dominon bindshëm këto javë. Kjo pjekuri që po shfaqin nga java në javë e tregoi ky gol në minutën e fundit ndaj Bylisit. Ata besojnë në aftësitë e tyre. Loja e tyre është plot siguri dhe është mjaftueshëm që deri këto javë të jenë pretendentët kryesorë për titull”.

Teuta

“Ardhja e Starovës ishte një ndihmë e madhe për Martinin. Teuta është mjaft cinike. Goli që është bërë nga Teuta është nga goditja standarte. Besoj se kanë gjetur ekuilibrat. Më mirë një lojë cinike dhe rezultative se sa një lojë spektakolare dhe pa rezultat. E shoh pretendente për vetë kontigjentin që ka Teuta. 9 pikë diferencë nuk janë asgjë“.

Kukësi

“Mbetet për tu parë nëse Kukësi ka dalë apo jo nga kriza. Një fitore nuk është shumë domethënëse, aq më tepër kundër Apolonisë që është në fund të renditjes. Duhen ndeshje të tjera. Edhe në merkaton e dimrit nuk ndërhyri. E përjashtoj nga gara për titull. Mbetet ai Kukësi simpatik i viteve të fundit, por nuk e shoh për kampion“.

Rivaluzues të Vllaznisë për titull

“Shoh Teutën, Partizanin dhe Tiranën. Të dy ekipet duhet të synojnë fitoren, sepse ndeshja e parë kishte një specifikë tjetër. Shoh një Tiranë të avantazhuar për kontigjentin që ka karshi Partizanit. Por gjithsesi rezultati i nesërm do të japë verdiktin kush do jetë më afër Vllaznisë për të rivaluzuar”.

Laçi

“Laçi tregoi brishtësinë e tij me rezultatin e sotëm. Një zhgënjim. Nuk e ka stofin e pretendentit. Edhe lojtarët me eksperiencë nuk i kanë me shumicë. Shquhej për forcën e grupit, por ky grup tregon që nuk ka lider. Nuk ka lojtarë që janë të spikatur. Laçi do bëjë një luftë të fortë për të qenë në Kupat e Europës dhe për Kupën e Republikës, por nuk e shoh pretendent”.

Derbi

“Si Daja, ashtu edhe Dede, duhet të hyjnë për ta fituar sfidën, për të vetmen arsye mosshkëputjen nga Vllaznia. Unë shoh Tiranën si ekip më të avantazhuar për vetë organikën që ka ashtu edhe për merkatin. Partizani vërtetë e ka të çelur merkaton, por Tirana ka konkluduar me Seferin, apo edhe sulmuesin nga Finlanda. Por Partizani ka atë harmoninë që ky grup ka vite që stërvitet bashkë. Nuk ka një pikë referimi, nuk ka një golashënues. Solomon nuk i ka këto cilësi për të qenë i rrezikshëm apo kërcënues për çdo skuadër. Partizani ka tifoza në të gjithë Shqipërinë dhe ky është fat i madh”, ka deklaruar Përparim Daiu./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *