Vllaznia nuk rezistoi dot me 10 lojtarë, Egnatia largohet me tre pikët nga “Loro Boriçi”

Ka përfunduar me rezultatin 0-2 përballja e sotme mes Vllaznisë dhe Egnatias, e vlefshme për javën e 6 të “Abissnet Superiore”-s. Shkodranët kanë qenë të pafatë në këtë sfidë. Që në minutën e 17 të ndeshjes, kuqeblutë mbeten me 10 lojtarë. Dragashi u ndëshkua me karton të kuq dhe Vllaznia e pati të vështirë të rezistonte me një lojtar më pak.

Në minutën e 49 Iskandërli zhbllokoi rezultatin dhe i dha avantazhin Egnatias. Rrogozhinasit nuk u mjaftuan me një gol të vetëm. Në minutën e fundit të kohës së rregullt, Duamena e ndali sërish topin në rrjetë për skuadrën e Egnatias. Këta të fundit u larguan me tre pikët nga “Loro Boriçi”, duke dëshmuar se synimi i tyre këtë sezon është titulli kampion./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *