Vllaznia nuk ndalet as në Kupën e Shqipërisë! Shkodranët janë në gjysmëfinale, Elbasani dërgon në shtesë Partizanin

Ditën e sotme janë luajtur dy takimet e para sa i përket Kupës së Shqipërisë, për ndeshjet e kthimit. Vllaznia është ekipi i parë që ka arritur gjysmëfinalen e Kupës së Shqipërisë pasi ka fituar ndaj Bylisit edhe ndeshjen e dytë, 2-1.

Bekim Balaj gjeti golin e parë në minutën e 34, ndërsa te miqtë barazoi menjëherë Olavio, 1-1. Ndërkohë Pusi gjeti golin e dytë te Vllaznia në minutën e 44. Te Bylis shpërdoruan disa mundësi në pjesën e dytë, ndërsa Abeduro do të ndëshkohej me karton të kuq në të 63, duke lënë Bylisin me 10 lojtarë.

Por edhe në takimin e parë, Vllaznia kishte fituar 0-1 duke arritur lehtësisht në gjysmëfinale. Nga krahu tjetër ndeshja mes Partizanit dhe Elbasanit ka shkuar në kohën shtesë. Pasi Partizani fitoi 0-1, Elbasani ka fituar sot 1-2, duke kërkuar kohën shtesë. Dy golat e Xhonatan Lajthias, kanë bërë që goli i shënuar nga Contreras të mos mjaftojë te Partizani për të prekur menjëherë gjysmëfinalen. /Sport Ekspres/